Ujë i pastër? Kujdes mjekësor? Ushqim për fëmijët që jetojnë në varfëri? Mundësi për të dëgjuar për ungjillin? Strehë, edukim? Shfarosje të varfërisë?
Çfarë zgjedhjeje do të bëje për të pasur ndikimin më të madh në qëndrueshmërinë dhe të ardhmen e fëmijës?
Ki kujdes! Përgjigjja nuk është aq e thjeshtë sa mendon. Njëri faktor është thellësisht më ndikues se të gjithë të tjerët. Në fakt, në shumë raste ai ndikon në pranimin e ungjillit. Faktori më domethënës në qëndrueshmërinë e një fëmije është një marrëdhënie e afërt me një të rritur që kujdeset për të. Edhe kur ka kaq shumë faktorë rreziku, si varfëria, uria, sëmundjet, mungesa e edukimit apo lidhjet familjare, marrëdhënia e afërt me një të rritur të dashur që kujdeset për fëmijën, mund të ndihmojë në zhvillimin e forcës për të cilën fëmija ka nevojë, në mënyrë që të mund të përballet me rreziqe apo sfida të mëdha.
Prania e një të rrituri që kujdeset për fëmijën, është themeli për një jetë me qëndrueshmëri. Prandaj, shpesh fëmijët kërkojnë një prind shpirtëror, një prind të dytë, dikë që është pranyes ndaj tyre dhe që u jep ndjesinë e një shtëpie emocionale dhe shpirtërore.
Qendra e Harvardit mbi zhvillimin e fëmijës nxori një studim që citon: “Çdo fëmijë që ia del mbanë në jetë ka të paktën një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të përkushtuar me një të rritur mbështetës.” Studimi i Harvardit mbi qëndrueshmërinë zbuloi gjithashtu se ka një grup karakteristikash që priren t’u sjellin rezultate pozitive fëmijëve në përballje me vështirësitë:
- Të pasurit e të paktën një marrëdhënieje të qëndrueshme, kujdesi dhe mbështetëse midis fëmijës dhe një të rrituri.
- Të ndierit i aftë për t’u përballur me rrethanat e jetës.
- Funksionim i mirë ekzekutiv dhe aftësish vetërregulluese.
- Konteksti mbështetës i besimit inkurajues dhe i traditave kulturore.
Mendo pak. Kisha i ofron të katër këto ndërtues të qëndrueshmërisë për përballimin e sfidave. Kohët kanë ndryshuar kaq shumë, saqë kisha nuk mund të hamendësojë më se prindërit janë këta të rritur “të dashur e të kujdesshëm” në jetët e fëmijëve. Duhet të bëjmë pyetjen e vështirë: Po ata fëmijë, ata shumë fëmijë, që nuk kanë asnjë prind që të kujdeset për ta dhe t’i dojë? Ku do ta gjejnë pranimin, drejtimin dhe mbështetjen emocionale?
Mund të jesh i sigurt për një gjë: Fëmijët pa nëna dhe etër shpirtërorë janë jetimë. Perëndia e tregon qartësisht se zemra e tij rreh për ta dhe dëshira e tij është që kisha të bëhet prind shpirtëror për këta fëmijë.
Bëji vetes disa pyetje:
A po i gllabëron kultura?
Po ata fëmijë, që largohen ose nuk vijnë më në kishë kur rriten, a i lëmë të rrëshqasin pa u përpjekur t’i riprezantojmë me Krishtin?
A po i përgatisim fëmijët të funksionojnë si ndjekës të Krishtit në këtë kulturë, apo udhëzimi ynë i përshtatet një kulture të vjetër që ne njohim?
A po përfshijmë në mënyrë aktive këtë kulturë, apo ajo na bën të heshtim?
A mos ndoshta po luftojmë më shumë që t’i mbrojmë fëmijët sesa t’i përgatisim të përballen me këtë kulturë ?
0 comments