fbpx

Ndiqni premierën!

Customers served! Mbi 100 shikime Shikime unike të filmit
Customers served! Mbi 100 partnerë Familje, kisha, organizata dhe individë të regjistruar

Mos e humbisni rastin për të ndjekur premierën e filmit Udhëtari bashkë me fëmijët, familjen, miqtë, kishën, familjen apo organizatën tuaj.

Premiera do të transmetohet njëkohësisht në disa platforma dhe ambiente të ndryshme ndaj ju inkurajojmë të regjistroheni si organizator për kishën, familjen apo organizatën tuaj.

Kur regjistroheni si organizator,do të mund të merrni njoftime, mbështetje dhe ide si ta ktheni filmin në një mundësi për të ndikuar në familjen, kishën, organizatën dhe vetë jetën tuaj.

Ne do përpiqemi t'ju koordinojmë në grupe edhe nëse nuk keni mundësi ta ndiqni me dikë tjetër.

Ku mund ta ndiqni filmin?

Në Kishë / Organizatë / Familje 

Regjistrohuni për të parë filmin në ambientet tuaja në këtë faqe ose në mediat e listuara në këtë faqe. Ne do t'ju mbajmë të informuar.

Premiera në Website & Televizion

Filmi do shfaqet si premierë te kjo faqe (filmiudhetari.com) si dhe në disa media me te cilat po bisedojmë dhe do t'i shtojmë këtu. Kur regjistroheni do të merrni informacione të tjera shtesë.

Media Sociale

Facebook

YouTube

#FilmiUdhetari

FILMI UDHËTARI

Ky film, bazuar në librin me të njëjtin titull, është një alegori përmes së cilës përshkruhet jeta e një burri që udhëton nga Qyteti i Humbjes (kjo botë) për në Qytetin Qiellor (Parajsën).

Protagonisti (Kristiani) lexon një libër (Biblën) dhe ndien e zbulon se në shpinën e tij ka të lidhur një barrë (që simbolizon mëkatin). Pesha e barrës është aq e rëndë, saqë ai kërkon me çdo kusht të çlirohet prej saj.

Një burrë me emrin Ungjillor e takon dhe e drejton te një portë, ku mund të nisë shtegtimin e tij. Miqtë e tij i luten të mos largohet, por ai vazhdon deri te vendi i çlirimit (kryqi dhe varri bosh i Jezus Krishtit).

Rripat e barrës së Udhëtarit zgjidhen te kryqi dhe kështu ai vazhdon shtegtimin, ndonëse mes shumë vështirësive e peripecive, deri në çastin kur kapërcen lumin, për të hyrë, më në fund, në Qytetin Qiellor. 

Partnerë & Bashkëpunëtorë

alb kristian 

Awana Albania

QEndra Ignis

Instituti Për Studime Shqiptare

fondacioni Wilberforce

Kisha Emanuel

ZGG-Albania

Na kontaktoni për t'ju bashkuar kësaj nisme.

Si mund të përfshihesh ?

Dëshiron të japësh ndihmën tënde me shfaqjen e këtij filmi në familjen, kishën apo organizatën ku bën pjesë? Atëherë na kontaktoni ose regjistrohuni dhe ne do t'ju orientojmë më tej.

Shfaqe në kishën tënde

Duke u regjistruar si Kishë apo Organizatë, ju do keni mundësi të merrni mbështetje shtesë me libra, postera dhe materiale shtesë.

Shfaqe në lagjen tënde

Duke u regjistruar si Individ, apo si Familje do keni mundësi ta shfaqni për lagjen dhe miqtë tuaj

Shfaqe në familjen tënde

Duke u regjistruar si Individ apo Familje, do keni mundesi ta shfaqni në familjen tuaj

Shfaqe në organizatën tënde

Duke u regjistruar si Organizatë do keni mundësi ta shfaqni për organizatë tuaj